Tare në “çatinë” e botës: Drejtuesi i lartë shqiptar ka vendosur bastin e karrierës

Vendimi që mori në atë kohë mund t’i kishte kushtuar karrierën.

Në 1992, në një Shqipëri në tranzicion pas rënies së regjimit të kaluar, Igli Tare vendosi ta kërkonte të ardhmen e tij në Greqi.

U desh të kalonin disa vite, që në Gjermaninë ku shkoi si emigrant i paligjshëm të niste të inkuadrohej në skuadrat e futbollit. Fillimisht, si amator, dhe dalë nga dalë si profesionist.

Historia e kapitenit të dikurshëm të kombëtares shqiptare dihet, me ngjitjen e vështirë në futbollin teuton përmes Dyseldorfit e Kaizerslauternit, për të mbërritur Serinë A ku luajti për gati 8 vjet, e më pas u bë një nga drejtuesit më të mirë të futbollit në elitë.

Sot, kur Igli Tare ka firmosur kontratën 2-vjeçare si drejtor sporitv i Milanit, kuptohet se çfarë rruge të vështirë ka përshkuar, nga fushat e kompleksit Partizani në Shqipëri si djalosh 16-vjeçar, nga përvoja si refugjat, deri tek poltrona në majën e njërit prej klubeve më të mëdhenj të botës.

Kush i ka harruar këngët e tifozëve në stadiume: Me gomone mbërriti i yni goleador, Tare gol, Tare gol, Tare gol! Periudhën si emigrant e ka treguar vetë në një intervistë për faqen zyrtare të Serisë A.

Lajme të tjera |  Shtang Granit Xhaka, pritet rikthimi i bujshëm në ekipin e fëmijërisë

“Shkova për një vit në Greqi, ku pata një përvojë të ashpër, sepse provova edhe anën e mirë, por edhe anën e keqe të asaj mënyre jetese. Më pas, eksperienca në Gjermani ishte ajo që më formoi me të vërtetë. Mbërritja në Gjermani ishte vërtet një aventurë sepse m’u desh të hyja ilegalisht. Rrugëtimi im në futboll u vonua disi, të paktën lidhur me objektivat e mia për të qenë në botën e futbollit”, tha Tare.

Milan do të thotë një histori e shkëlqyer, me 7 Champions që nga fillimi i viteve 60-të të shekullit të kaluar, me 19 tituj në Serinë A, me presidentë si Berluskoni, drejtues si Galiani, trajnerë si Nereo Roko, Saki, Kapelo e Ançeloti dhe yje pa fund në fushë.

Lajme të tjera |  Siguruan mbijetesën në ndeshjen e fundit, Marash Kumbulla: Ia dolëm, faleminderit

Tare padyshim ka vënë bastin e jetës, dhe besohet është i ndërgjegjshëm se nuk do të jetë aq komod sa tek Lacio, një klub që ka fituar vetëm dy skudeto

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us