Tashmë është e konfirmuar, ylli i Barcelonës humbet finalen ndaj Real Madridit

Të shtunën në mbrëmje në orën 22:00 do të zhvillohet finalja e madhe e Copa Del Rey. Përballë do të jenë ekipet legjendare të Spanjës, Barcelona dhe Real Madridi që do të sjellin “El Clasico” për herë të tretë këtë sezon.

Në prag të kësaj sfide të rëndësishme, klubi katalanas ka marrë një lajm jo të mirë për një prej titullarëve të skuadrës. Bëhet fjalë për Alejandro Balde, i cili do të mungojë në sfidën ndaj “Los Blancos”.

I dëmtuar dhe i padisponueshëm në tre ndeshjet e fundit, mbrojtësi spanjoll nuk mundi dot të rikuperohet për “El Clasico”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë media spanjolle “La Ser”.

Lajme të tjera |  DISIPLINA/ Ilir Daja i “plas gjobën” në fytyrë Dinamos, e pësojnë edhe klubet e tjera (VENDIMET)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us