Taulant Xhaka ka surprizuar me të ardhmen, pas njoftimit të ndëprerjes së bashkëpunimit me Bazelin, teksa së fundmi është prezantuar te skuadra shqiptare Dardania Bazel, që militon në ligën e katërt të Zvicrës.
34-vjeçari do të jetë trajner-lojtar në skuadrën që administrohet nga shqiptarët.
Lajmi për tranisferimin e Xhakës, është konfirmuar edhe nga vetë klubi i Dardania Bazel në rrjetet sociale, teksa ndihmës trajner do të jetë Argjent Trukaj.
Duket se prania e Xhakës në skuadër nuk është vetëm një forcim për ekipin, por edhe një nder për gjithë komunitetin shqiptar në Zvicër