Athletic Bilbao mbahet si një nga klubet më personifikuese të identitetit të tyre në bazë të kontigjentit, lojtarë bask. Por nëse hedhim një vështrim më të gjerë, zbulojmë një histori interesante, e cila përkon me klubin ku janë shqiptarë të gjithë, fjala është për skuadrën e Taulantëve.
Ata janë krijuar në vitin 2012 me President Artan Zogu. Emri i plotë i ekipit është Taulantët Albania. Por kjo nuk është e gjitha. Në sezonin që lam pas, ata korrorën suksesin më të rëndësishëm në historin e tyre, ngjitjen në Kategorin e Parë të futbollit italianë.
E nisën këtë ëndërr prej ligave modeste, për të vazhduar me amatorët e duke arritur deri në këtë pikë. Është fakt se janë i vetmi ekip i përbërë nga të gjithë pjestarët shqiptarë në Itali. Ky grup ka shansin të prezantojë vlerat, traditat dhe identitetin e tyre në një tokë të huaj. Taulantët Albania ndodhen në rajonin e Umbrias.