Tavo: Himara s’mund të lihej pa u qeverisur! Zbulon bisedën me Ramën

Prefekti i Vlorës Vangjel Tavo ka folur këtë të hënë në lidhje me tensionet e fundit në Himarë dhe zgjedhjen e Blerina Balas si kryetare të komanduar deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes, pas arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri. Tavo tha se procesi zgjedhor në Bashkinë e Himarës është i pashmangshëm ndërsa shtoi se për këtë ka folur dhe me Kryeministrin Edi Rama.

Në një intervistë për Report Tv, Tavo u shpreh se nëse Beleri merr pafajësinë në Apel, atëherë ai mund të betohet si kryetar dhe të vijojë detyrën. Por në një rast tjetër thotë Tavo, atëherë Himara duhet të shkojë në zgjedhje, që bashkia të qeveriset, duke shtuar këtu dhe nisjen e sezonit turistik.

Lajme të tjera |  PS thellon fitoren në Vlorë, i merr një tjetër mandat PD: Socialistët sigurojnë 9 mandate

Vangjel Tavo: Mbledhja e këshillit bashkiak për të caktuar kryetaren e re të përkoshme të bashkisë deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së drejtimit të bashkisë së Himarës, ku nëse zoti Beleri në gjykatën e Apelit do të marrë pafajësinë do të bëjë betimin e të jetë kryetar I bashkisë. Në të kundërt është i pashmangshën procesi zgjedhor. Pra Himara do të shkojë në zgjedhje. Pikërisht ky grupim njerëzish mendon se duke intimiduar e ngritur zërin. Himara nuk mund të lihej pa u qeverisur për shumë arsye. E para për problemet e njerëzve që duhen trajtuar dhe marrë zgjidhje por më kryesorja dhe sezoni turistik. Himara dihet që është një nga vendet më të lakmuara për turistët e pritet një fluks shumë më I madh. Në këto kushte Himara duhej patjetër të kishte një drejtim për të përballuar gjithë këto situate në prag të çeljes së sezonit turistik. Në Himarë qetësi ka qenë dhe qetësi do të jetë. Nuk trazohet qetësia nga një grupim i vogël njerëzish në këshillin e bashkisë së Himarës. Kam folur për shumë cështje. Kjp ka qenë një pjesë shumë e vogël e bisedës tone.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us