Te Brazili nuk tolerojnë më, deri javën e ardhme do të presin vendimin e Carlo Ancelottit

Carlo Ancelotti vazhdon të jetë i preferuari i brazilianëve. Brazili nuk ka ndërmend të heqë dorë nga dëshira për transferimin e tij dhe nga misionin për t’i besuar skuadrën një trajneri me mjaft përvojë dhe eksperiencë ndërkombëtare.

Pavarësisht se dëshirojnë italianit, nuk kanë ndërmend të presin edhe gjatë. Rodrigo Caetano, koordinator i ekipeve kombëtare të Brazilit thekson se do të presin për vendimin e Ancelottit deri javën e ardhshme. Duan me patjetër një vendim për të planifikuar edhe të ardhmen e Kombëtares.

“CBF mban në mënyrë konstante takime të brendshme. Ednaldo dhe unë po mundohemi ta zgjedhim selektorin e ri sa më shpejtë të jetë e mundshme. Bëhet fjalë për bisedime të fshehta. Praktikisht për ne është e pamundur të flasim për mundësitë: e dimë se zgjedhja e selektorit të Brazilit është një çështje kombëtare me përgjegjësi ekstreme, por e kemi ndërmend ta finalizojmë më së largu para se të hyjmë në javën tjetër”, ka theksuar Caetalo.

Lajme të tjera |  Realizoi golin e barazimit ndaj Interit në “San Siro”, Barcelona i jep mesazhin e rëndësishëm lojtarit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us