Të detyruar për t’u futur në merkato, por koha nuk është në favor të Partizanit

Me shitjen e Maguette Gueye në Spanjë, Partizani ka arkëtuar rreth 1 milion euro. Megjithatë, largimi i mesfushorit senegalez ka bërë që të krijohet boshllëk në repartin e mesfushës.

Por, nuk është vetëm mesfusha që ka nevojë për përmirësime. “Demave” u duhet ndërhyrje pothuajse në çdo repart, por koaha nuk është në favorin e tyre. Edhe pak ditë na ndajnë nga mbyllja zyrtare e merkatos, edhe pse të kuqtë janë të detyruar që të futen në treg.

Sidomos qendra e mbrojtjes është një emergjencë për ekipin e Partizanit. Largimi i Sotës mesa duket ka lënë probleme të mëdha, të cilat janë vënë re si në ndeshjet e Europës, por edhe në javën e parë të Superiores ndaj Vllaznisë.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Interi për turp! Ziktaltrit eliminohen nga Tiago Silva me shokë, merr fund ëndrra e Botërorit të klubeve

Pritet të shihet nëse klubi i kuq do të ndërhyjë sa më shpejt në merkato, apo do presë trajnerin e ri për të afruar lojtarët që nevojiten për të kompletuar organikën.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us