Të gjithë kundër Trump/ Debati i fundit presidencial i republikanëve para zgjedhjeve paraprake

Vetëm katër kandidatë i kanë plotësuar kushtet për të marrë pjesë në debatin e fundit presidencial të republikanëve këtë viti, i cili mbahet të mërkurën. Audienca do të ketë mundësinë të dëgjojë më shumë nga secili kandidat para zgjedhje paraprake në fillim të vitit 2024.

Në debatin e fundit morën pjesë pesë kandidatë presidencialë. Për shkak të rregullave më të forta të kualifikimit, në debatin e fundit të këtij viti do të marrin pjesë vetëm 4 kandidatë. Ata do të kenë dy qëllime të rëndësishme, të dalin më mirë se pjesëmarrësit e tjerë në debat dhe të theksojnë dallimin mes tyre dhe ish-Presidentit Donald Trump. Ish guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christy është një nga kritikët më të mëdhenj të ish Presidentit Trump, por edhe kandidatët e tjerë nuk kanë kursyer në kritika ndaj udhëheqësit të garës së republikanëve.

“Mendoj se një nga vështirësitë e kësaj fushate ka qenë identifikimi i çështjeve që tërheqin vëmendjen e krahut anti-Trump brenda partisë, ose të atyre që kanë votuar për zotin Trump, sepse ai ishte kandidat i partisë republikane, por që tani janë të hapur për mundësinë e votimit për një kandidat tjetër, veçanërisht nëse pozitat e zotit Trump vazhdojnë të dobësohen për shkak të problemeve ligjore”, thotë Andra Gillespie nga Universiteti Emory.

Lajme të tjera |  Tenisti që u Zgjodh Papa i parë amerikan! Kush është Robert Prevost, kryebari i katolikëve në të gjithë botën (PROFIL)

Pavarësisht problemeve ligjore, që përfshijnë 91 akuzave kriminale, sondazhet tregojnë se zoti Trump ka një epërsi të madhe ndaj rivalëve të tij republikanë.

Sondazhet e javës së kaluar tregojnë se zoti Trump udhëheq garën e republikanëve me 60 për qind mbështetje, i pasuar nga guvernatori i Floridës Ron DeSantis me 11 për qind dhe ish ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley me 10 për qind. Zoti Trump nuk do të marrë pjesë as në debatin e katërt të republikanëve.

Një çështje e re që pritet të diskutohet në këtë debat është lirimi i pengjeve dhe lufta mes Hamasit dhe Izraelit.

Kandidatët janë në një linjë me qëndrimin e partisë republikane në mbështetje të Izraelit.

Lajme të tjera |  Të panjohurat e Papës së ri: Jeta e tij si misionar, simpatia Gjon Palit të II dhe pasioni i tij për tenisin

Por, ata do të përpiqen të fajësojnë Presidentin demokrat Joe Biden për mos angazhim në negociata për lirimin e më shumë pengjeve amerikane. Ata gjithashtu mund të kenë dallime mbi taktikat e luftës.

“Mendoj se do të diskutohet çështja e armëpushimit apo nëse duhet të ketë një vazhdim të armëpushimit në shkëmbim të lirimit të më shumë pengjeve. Nëse kjo nuk është e suksesshme, atëherë ata duhet të lejojnë vazhdimin e operacioneve ushtarake në Gazë, duke rrezikuar mundësinë e lirimit të pengjeve. Pra do të diskutohet mbi taktika të këqija që do të mund të nxirrnin rezultatin më të mirë”, thotë Aaron Kall nga Universiteti i Miçiganit.

Kandidatët do të debatojnë për dy orë para votuesve republikan të mërkurën në mbrëmje, ndërsa zgjedhjet e para paraprake do të mbahen pas gjashtë javësh./VOA

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us