Janë kryer homazhe sot në hollin e Teatrit Bylis në Fier, në nderim të efektivit të polisë Novruz Cenalia, i cili u vra dy ditë më parë nga 23-vjeçari Azgan Mernica, i cili është ende në kërkim nga policia. Pjesë e homazheve ka qenë ministri i brendshëm Taulant Balla si dhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku
Pjesë e homazheve kanë qenë gjithashtu dhe miq e kolegë të shumtë të efektivit Cenalia, i cili u vra dy ditë më parë pas një konflkti të çastit me 23-vjeçarin Azgan Mernica. Edhe pse prej dy ditësh vijojnë kërkimet intesive për kapjen e autorit, pjesë e të cilave kanë qenë dhe forcat RENEA, deri tani n uk është bërë e mundur arrestimi i tij.
Efektivi Cenalia, i cili ishte prej 4 vitesh pjesë e komisariatit të policisë në Fier, vetëm disa javë më parë kishte kurorëzuar martesën e tij, ndërsa bashkëshortja ështe sot pjesë e ceremonisë mortore.
Mesditën e të hënës ai kishte veshur uniformët e “Shqiponjave” dhe po i drejtohej komisariatit për të marrë shërbimin. Rrrugës, në fshatin Baltëz automjeti i tij ndalon dhe nga një makinë përballë hapet zjarr. Novruz Cenalia merr një plumb në kokë dhe për pasojë humb jetën në vendin e ngjarjes.