Të gjithë sy e veshë në “Elbasan Arena”, Besa e Pogradeci sfidohen në “Play-Off”

Të gjithë ditën e sotme do të jenë sy e veshë nga “Elbasan Arena”, aty ku do të luhet sfida e fundti e “Play-Off” të Kategorisë së Parë. Besa dhe Pogradeci do të sfidohen mes tyre për të tentuar edhe ngjitjen në Superiore, duel ky që do të startojë në orën 17:00.

Një duel shumë i rëndësishëm dhe mjaft delikat për skuadrat që synojnë edhe elitën. Fituesi i kësaj përballjeje do të sfidohen me vendin 8-të të Superiores për ngjitjen në elitë.

Kështu Besa ose Pogradeci pas 90-të minutave të ditës së sotme do të duhet të përballen në një tjetër ndeshje me Tiranën. Siç dihet bardheblutë ditën e djeshme e mbyllën kampionatin e rregullt në vendin e 8-të me 39 pikë.

Lajme të tjera |  Barcelona i mposhti në kohën shtesë, Tchouameni i “kërcënon” me hakmarrje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us