Vllaznia dhe Egnatia do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur finalen e madhe të titullit kampion të Superiores. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të startojë në orën 20:00.
Një duel që pritet të jetë shumë i zjarrtë. Egnatia do të kërkojë titullin e dytë radhazi, për t’u rikonfirmuar si kampione e Shqipërisë. Në krahun tjetër, Vllaznia dëshiron këtë trofe pas 24 vitesh pritje.
Përsa i përket këtij sezoni, rrogozhinasit mbyllën 36 javët e kampionatit në vendin e parë me 57 pikë. Ndërsa shkodranët me 55 pikë e mbyllën sezonin në vendin e dytë.
Egnatia është në finale pasi eliminoi Partizani, ndërsa kuqeblutë likuiduan Dinamon e Ilir Dajës.