Të gjithë sy e veshë nga Fieri, Iliria – Luftëtari përplasin “brirët” për titullin e Kategorisë së Dytë

Kategoria e Dytë ditën e sotme do të luajë finalen e titullut të këtij sezoni. Iliria nga grupi A dhe Luftëtari nga grupi B e kanë mbyllur sezonin e rregullt në vendin e parë, duke siguruar kështu edhe ngjitjen direkte në Kategorinë e Parë.

2 dyja skuadrat tashmë do të bëjnë mes tyre llogaritë për titullin e Kategorisë së Dytë. Duel ky që do të zhvillohet në orën 15:00.

Si krutanët ashtu edhe gjirokastritët do të luftojnë për trofeun, sfidë kjo që do të luhet në një stadium asnjanjës. Saktësisht të gjithë tifozët do të jenë sy e veshë nga Fieri, pasi në stadiumin “Loni Papuçiu” ekipet do të përplasin “brirët” mes tyre.

Lajme të tjera |  FOTO/ Është lënë jashtë nga Sylvinho, futbollisti i Kombëtares ka një mesazh para duelit me Serbinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us