Të hënën opozita protestë tek Kuvendi, ndërsa do vendoset heqja e imunitetit të Berishës

Partia Demokratike ka vendosur që të organizojë dy protesta popullore. Vendimi është marrë në kryesinë e PD-së të mbledhur mesditën e sotme.

Burime janë shprehur se ditën e hënë, datë 18 dhjetor në orën 11:30, do të mbahet një protestë popullore tek Kuvendi i Shqipërisë.
Gjithashtu një tjetër protestë do të mbahet edhe ditën e enjte, këtë herë tek salla e parlamentit të Shqipërisë, ku do të zhvillohet dhe seanca parlamentare.

‘Aksioni do të zbresë në terren në mbrojtje te demokracisë. Opozitën nuk e likuidojnë dot’, janë shprehur gjatë diskutimeve, anëtarët e Kryesisë së PD-së, në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us