Shqipëria ishte ndër vendet e fundit në provimi ndërkombëtar “Pisa 2022” nga ku ka ngritur alarmin për një reformë në Arsim, për shkak se e ardhmja paraqitet e zymtë. Mësuese Vera Çela, që mbar mbi supe shumë vite eksperiencë, në një intervistë në Ditarin e Fundjavës në A2 CNN me gazetarin Erion Dushi ka listuar një sërë ndryshimesh që sugjeron të bëhen, çka sipas saj do të sillte një përmirësim të situatës.
Ajo është kundër provimeve të lirimit dhe të maturës, për shkak se thotë se nuk e pasqyrojnë dijen te një nxënës, e ndërsa është e mendimit edhe që në 9-vjeçare nuk duhet të ngelin nxënës. Kjo sepse sipas saj, eksperienca ka treguar se kjo masë nuk e ndihmon nxënësin për t’u përmirësuar, përkundrazi e ka bërë edhe më keq.
“Unë mendoj që këto provimet e lirimit dhe maturës, të mos bëhen fare sepse janë provime krejtësisht fals, ku nxënësit kopjojnë dhe nuk paraqesin realitetin dhe mendoj që në gjimnaz të shkojnë nxënësit me një notë mesatare, jo të gjithë nxënësit të shkojnë në gjimnaz, ato me rezultate të dobëta të shkojnë në shkollë profesionale, si mund ta përballojë matematikën e gjimnazit një nxënës që në 9-vjeçare ka marrë 5, që me siguri 5 është katër, sepse unë kam edhe këtë parim, që nxënësi në shkollën 9-vjecare s’ka pse të ngelë, të kalojë edhe me 4, që mua si mësuese të mos më detyroj që 4 ta bëj 5, nga eksperienca nxënësi që ka ngelur është bërë më keq se viti që ka ngelur.
Nuk bëj 7, 10. Në gjimnaz të mos pranohet nëse ka një nivel poshtë 7, ose 6 dhe bëhet një seleksionim që aty, sepse kur nxënësit i falet nota, vazhdojnë në gjimnaz që bëhet më galoponte sepse i duhet në universitet dhe më pas kuadrot i kemi ashtu si i kemi. Të gjithë e dinë që kopjojnë te provimi i maturës, këtë e dinë nga kryeministri, të gjithë, të bëhet një provim pranimi në Universitet, nëse ka vullnet që të përmirësohet situata në vend, studentët të stimulojnë që të vazhdojnë pedagogjiken, unë për shembull e kam bërë shkollën me bursë”, tha mësuesja.
Zanafillën e problemit ajo e sheh që të prindërit dhe edukata që i japin fëmijëve.
“Prindërit kërkon notë, jo dije, prindërit i intereson që fëmija të jetë me nota të mira jo dije, unë kam shumë pak kundërshtime dhe prindërit janë të adaptuar me to, unë kam 3 klasa dhe kam nxjerrë vetëm 1 dhjetë. Nuk jam në presion, jam e qetë, se nuk kam objektiv që nxënësit t’i bëj me dhjeta, por që secili nxënës të jap maksimumin e mundshëm, jo të gjithë njerëzit janë njësoj, unë përpiqem që çdo fëmijë të japë maksimumin dhe besoj që kësaj ia kam arritur sepse në këtë maksimum unë fus të gjithë faktorë, ai fëmijë që rritet me këtë kërkesa, me këtë kapacitet, ka arritur deri këtu, unë me këtë jam i kënaqur”, shtoi mësuesja në A2 CNN.
Edhe pse pandemia e koronavirusit ishte globale, Shqipëria shënoi rënien më të madhe në provimin ndërkombëtar mes 81 vendeve pjesëmarrëse. Ekspertët e PISA-s përzgjodhën në mënyrë të rastësishme mbi 6500 nxënës shqiptarë nga 274 shkolla të vendit.