“Të kanë vjedhur hajdutët ty, jo sipërmarrësit”/ Shehaj debat me Bushatin për biznesin, taksat dhe oligarkët

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka debatuar me analistin Andi Bushati, në emisionin Të Paekspozuarit, lidhur me propozimin e kësaj partie për taksa më të ulëta, sipërmarrësit dhe oligarkët.

Shehaj ka në program ulje të taksave dhe thotë se Shqipëria mund të pasurohet vetëm duke i hequr shtetin nga “kurrizi” qytetarëve.

Ndërkohë analisti Bushati thekson se ata që janë pasuruar në kurriz të të tjerëve duhet të paguajnë më shumë, ndaj është pro taksimit progresiv, madje edhe më të thelluar se ai që ka aktualisht qeveria Rama.

Debati:

Andi Bushati: Taksat e ulëta që propozoni ju, në një vend ku disa janë pasuruar në kurriz të të tjerëve që nga koha e Saliut 2 deri tek Rama 4, është për të siguruar dhe garantuar, nëse ju vini në pushtet, ata që na kanë vjedhur për 12 vjet.

Lajme të tjera |  "Përfaqësues i denjë i qytetarëve", Meta fushatë nga qelia për kandidatin e PL për deputet, ja mesazhi që jep

Agron Shehaj: Kush të ka vjedhur, sipërmarrësit të kanë vjedhur?

Andi Bushati: Padyshim, padyshim.

Agron Shehaj: Po jo more se e ke gabim, të kanë vjedhur hajdutët jo sipërmarrësit. O Andi, jeton në një Shqipëri shumë më të mirë se ajo e 91-shit. Venë në restorante më të mira, venë në hotele më të mira, Ke shërbime më të mira, Andi, duhet ti falenderosh ata sipërmarrësit që kanë marrë mundimin, kanë marrë riskun, ata nuk janë hajdutë, po ngatërron hajdutët e pushtetit me sipërmarrësit e ndershëm. Nëse ti nuk ha më bukën e zezë të 91-shit, por kur vete te furra e bukës zgjedh, ai është zhvillim falë sipërmarrësve, Andi, dhe mos i quaj hajdutë se nuk janë hajdutë, janë njerëz që punojnë që e kanë ngritur Shqipërinë nga ajo që pe ti dhe unë në 91-shin në atë që është sot. Mos i quaj hajdutë, jo mor jo mos i quaj hajdutë!

Lajme të tjera |  Vrasja e Ilaria Sulës, zbardhet dëshmia e nënës së Mark Samson: Dukej si një demon, pata frikë se...

Andi Bushati: Ti je i kënaqur me Shqipërinë e sotme, unë nuk jam.

Agron Shehaj: Aq pak sa është bërë e kanë bërë ata dhe mos i quaj hajdutë se e kanë bërë ata Andi, nuk e kanë bërë opinionistët këtu duke dhënë mend, e kanë bërë ata me punë, mos i quaj hajdutë, mos i quaj hajdutë o Andi. Mos i quaj hajdutë se janë punëtorë.

Andi Bushati: E kuptova që po i thua votuesve të tu që je i kënaqur me Shqipërinë e sotme. Unë jam i pakënaqur, këtu ndahemi.

Agron Shehaj: Mos i quaj hajdutë sepse janë punëtorë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us