Te Lazio nuk e duan Elseid Hysajn, menaxheri i mbrojtësit nis bisedimet me skuadrat arabe

Merkatoja e janarit Elseid Hysajn mund ta çojë në një destinacion të ri. Largimi nga Lazio duket çështje javësh, pasi mbrojtësi nuk është në planet e drejtuesve.

Palët kanë kontratë të vlefshme mes tyre deri në qershor të 2024. Shqiptari në këtë sezon ka luajtur vetëm në 3 ndeshje, duke mos mundur dot të fitojë besimin e stafit teknik. Një tjetër arsye që Lazio dëshiron të heqë dorë nga Hysaj është paga e lartë që ka shkodani.

Aktualisht aim err gati 3 milionë euro dhe bie ndesh me politikat e reja që ka klubi. Në dijeni të situatës, menaxheri i 30-vjeçarit ka nisur punën për të gjetur ekipin e ri për mbrojtësin.

Lajme të tjera |  Sot Shqipëria sërish kundër Serbisë! "Deja vu" e 2014-Si ndezi Ismail Morina zemrat e shqiptarëve me dronin

Kështu Mario Xhufredi ka kontaktuar klubet nga Arabia Saudite për Hysajt. Kjo pistë duket e realizueshme, pasi vetëm skuadrat arabe mund të jenë në gjendje të mbulojnë pagën e Hysajt dhe të paguajnë shumën e kërkuar nga Lazio. Gjithashtu mund të ketë edhe më shumë minuta në këmbët e tij, pasi shkodrani kërkon të jetë protagonist për të qenë pjesë e Kombëtares në kualifikueset e Kupës së Botës që nisin në mars.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us