Pas daljes nga shtëpia e Big Brother, Jetmiri nuk i ka ndalur akuzat, qoftë për produksionin, qoftë edhe për dy opinionistët e këtij edicioni. Më së shumti, Jetmiri ka sulmuar deputeten Nebiaj, të cilën e konsideron një turp, për injorancën që ajo përfaqëson.
Në një postim në rrjetet sociale, Jetmiri shkruan:
“Ti je turp dhe thjesht të mëshiroj për injorancën tënde znj. Deputete”. Jetmiri ka bërë edhe një reagim ndaj ish-banorëve të tjerë, të cilët ishin të ftuar në “Big Brother Fun Club”, ku u shpreh: “Zot, mëshiroji se nuk dinë ç’po flasin”.
Jetmiri vendosi të shtunën që të largohej nga shtëpia e Big Brother, me pretendimin se disa prej banorëve janë të favorizuar nga produksioni. Pas daljes nga shtëpia, në një video në rrjetet sociale, Jetmiri u shpreh:
“Të dashur miq, siç ju e patë edhe në prime-n e kaluar, mua m’u mohua një e drejtë ekzistenciale, pasi në të gjithë të drejtën e botës qoftë edhe të këtij formati, me rregulla dhe rregullore po deshët, nuk mund t’i mohohet e drejta një lojtari të vendosë të bëjë lojën si të dojë ai. Në vazhdën e të drejtave të mohuara, të para gjithmonë në opinionin dhe perceptimin tim, unë ndjeva një censurë ndaj meje dhe nën kushtet e një trysnie psikologjike të tmerrshme, vendosa të largohem nga loja. Nëse juve ju duket që gjykimi i ‘Big Brother’ është i drejtë, atëherë kjo është Shqipëria tjetër”.