Te Milani mendohet shkarkimi i Sergio Conceicao, në “skenë” del emri i trajnerit italian

Milan po kalon një moment shumë të vështirë këtë sezon. Kuqezinjtë mbajnë momentalisht vendin e 9-të në kampionatin italian dhe janë 8 pikë larg zonës Champions League.

Në këto kushte, klubi italian ka filluar të mendojë edhe për shkarkimin e trajnerit aktual, Sergio Conceicao. Ky i fundit pritet të bëhet “kurban” nga drejtuesit e Milan, me këta të fundit që po “projektojnë” një rikthim.

Në skenë ka dalë emri i Massimiliano Allegrit. Ky i fundit është i papunë që prej largimit të tij nga Juventusi në maj të vitit 2024. Te Milan e pëlqejnë shumë trajnerin, por momentalisht është vetëm një ide.

Sipas asaj që raportohet nga Italia, drejtuesit e klubit të “Djallit” duan t’i japin edhe pakë kohë Conceicaos, nëse do ia dalë të rregullojë diçka këtë sezon apo jo.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore në qershor

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us