“Të ndalohet veprimtaria e AKU”, Rama: Më shumë bën dëm sesa mirë

Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se duhet menjëherë të pezullohet veprimtaria e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU-së), pasi sipas tij, ky institucion më shumë bën dëm sesa mirë.

Komentet Rama i bëri gjatë një takimi për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, ku sot ishte dita e parë e dialogut me qytetarët, i cili do të shtrihet më gjatë në kohë.

Rama u shpreh se duhet ngritur një komision i posaçëm për të verifikuar të gjithë veprimtarinë e burimeve njerëzore të AKU.

“Duhet pezulluar AKU-ja, duhet ngritur një komision i posaçëm për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-s, dhe procesi i bashkimit të atyre inspektoriateve të ndryshme, duhet të kalojë në një proces i seleksionimit të burimeve njerëzore që do të merren me inspektimet”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se pjesë e këtij komisioni të posaçëm, duhet të jetë Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Lajme të tjera |  E diplomuar për Farmaci tek “Kristali”, kush është Maldrita Bardho që i ‘rrëmbeu’ mandatin e deputetes së PS, Zegjine Çaushit!

“Këtu në komision duhet të jetë pjesë, duhet të ftohet që të jetë pjesë, Universiteti Bujqësor i Tiranës, për të bërë një vlerësim serioz të burimeve njerëzore”, tha Rama.

Për kryeministrin, AKU-ja ka sjellë shqetësime jo vetëm për konsumatorët, të cilët janë përballur shpeshherë me produkte jo cilësore dhe që ndikojnë menjëherë në shëndetin e tyre, por gjithashtu dhe për të gjithë sipërmarrësit e të gjithë ata që janë pjesë e sektorit të bujqësisë.

“AKU-ja, është shqetësimi më i madh, në vend se tëjetë partneri më i madh e i rëndësishëm. Është shqetësimi më i madh i gjithë sipërmarrësve, që janë në sektorin e bujqësisë. Por, është shqetësim edhe për të gjithë restorantet, për të gjitha kafenetë.

Më shumë se sa bën mirë, bën dëm”, tha ai.

Lajme të tjera |  PD në depresion pas humbjes së katërt, Lefter Maliqi: Na duhet dikush si Sokol Olldashi

Rama pati thirrje dhe për ministrin e Financave, Petrit Malaj, që ishte pjesë e diskutimeve aty. Kreu i qeverisë i tha Malajt që të nxirret menjëherë vendimi i pezullimit të veprimtarisë së AKU-së.

“Kështu, AKU-ja, ministri, duhet nxjerrë vendim pezullimi i veprimtarisë së AKU-së. Totalisht. Nuk duhet më të dalë!”, theksoi Rama.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us