Te Partizani “dështojnë” sërish në Kupë, 90-të minutëshi ndaj Elbasanit për të shpëtuar sezonin

Partizani nuk ia doli të administronte rezultatin 1-0 të gjysmëfinales së parë, me Egnatian që i përmbysi në “Arenën e Demave” ditën e djeshme. Rrogozhinasit triumfuan 2-0, duke siguruar kështu edhe finalen e 3-të rresht në Kupën e Shqipërisë.

Por nëse në Rrogozhinë ka nisur festa, në kryeqytet gjithçka është “zymtë”. Të kuqtë dështuan sërish në këtë turne, të cilin prje 21 vitesh nuk ia dalin dot as të prekin finalen. Tashmë i shtohet edhe një vit tjetër pritje tifozëve, për të shpresuar që në sezonin e ri ndoshta gjërat do të jenë më ndryshe.

Eliminimi nga Kupa “dhemb” shumë. Kjo pasi “Demat” siç dihet në kampionat aktualisht janë jashtë “Final – Four” dhe trofeu i Kupës ishte një dritare për të prekur Europën. Tashmë me Superioren që ka vetëm 1 sfidë për të luajtur, kryeqytetasve nu iu ngelet gjë tjetër veçse të shpresojnë dhe kryqëzojnë gishtat që të fitojnë ndaj Elbasanit.

Lajme të tjera |  Finalja e mbijetesës ndaj Bylisit, Skënderbeu hap dyer e stadiumit për tifozët

Pikërisht verdheblutë janë skuadra që ka kuotë të njëjtë pikësh, por për shkak të përballjeve direkte jan ëmë të avantazhuar. Kjo do të thoë që ditën e dielë po në “Arenën e Demave” e vetmja rrugë për të kuqtë është fitorja, çdo rezultat tjetër do të ishte “fatal” për Partizanin, të cilët do të përshëndeteshin edhe me Europën.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us