Të pathyeshëm në Kupë, STATISTIKAT e Egnatias “trembin” Partizanin

Egnatia është kampionia në fuqi e Kupës së Shqipërisë. Rrogozhinasit tashmë për të 3-tin vit radhas kërkojnë finalen.

Kjo pasi siç dihet kanë arritur ta fitojnë 2 vite radhas këtë trofe, teksa ditën e sotme dëshirojnë të hedhin një tjetër hap të sigurtë drejt finales. Prej 2 sezon janë të pathyeshëm në këtë turne, teksa humbja e fundit e tyre në Kupë daton më 17 nëntor të vitit 2021, ku Kukësi i mposhte 1-0 me gol të Gjelbrim Taipit.

Tashmë mesfushori si për ironi të fatit mban veshur fanellën e Partizanit, teksa Egnatia në këto sezone ka luajtur 20 ndeshje, ku ia ka dalë t’i kalojë me sukses. Stratistika këto që “trembin” të kuqtë, të cilët nuk e shijojnë Kupën prej më shumë se 21 vitesh.

Lajme të tjera |  Shqipëria pëson “goditje” para ndeshjes me Letonin në prapavijë, mungon ylli i Kombëtares

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us