‘Të q*** motren, ke fol me Salën’/ Zbardhen BISEDAT mes Alma Kaçit dhe Abedin Oruçit

bardhen bisedat mes Alma Kaçit, vajzës së përfshirë në videoskandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit dhe Abedin Oruçit, ish-kryetaroit të Qarkut Kukës. Ky i fundit sipas Alma Kaçit i kishte marrë një USB, brenda së cilës ishte dhe video bruto e skandalit seksual në zyrën e Gjicit. Në bisedë Alma kërkon që ai të ia kthejë. Po ashtu nuk mungojnë as fjalët banale. Dosja është zbardhur nga Report Tv.

Biseda në datën 13 qershor 2023:

AlmaDëgjo mua me duhej patjeter ajo video

AbedinA po mgjon mu o shok, do vi) video te q*** motren e videove me dëgjo mua.

AlmaO Abedin tani po flasim tamam per zotin me duhet patjeter. Jo, Jo une nuk di kush e ka mare vesh tani se une jam e pambrojtur ate gje e dije vetem ti, une nuk e di kush e ka mare vesh per koke te djalit.

AbedinDëgjo mu ti ke fol me Salën vet.

AlmaPo Jo mo Jo, se skam fol fare une me Salen o Abedin, e ballafaqojmë skam pune une as me Sale as me nji o, une po te them vetem me ty, ca Sale.

Biseda të datës të datës 15 qershor 2023:

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 9 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

AlmaTani o Abedin po flasim tamam per kokë të djalit, besoj se bashkë lidhëm besen, mua me duhet ajo karte, ta paraqes diku këtu në ambasadë

Abedin: E di si eshte problemi, unë nuk e kam më po më ra në dorë.

AlmaPo o Abedin tani unë kartën, o Abedin tani karten ti e mbajte mos më thuaj smë ka rënë gjë në dorë për kokë të djalit.

Abedin: Po nuk e kam moj për kokë të fëmijëve.

Alma Kaçi u bë e njohur pas videoskandalit me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici në zyrën e këtij të fundit. Kaçi u fut në zyrën e Gjicit me një kamera të fshehtë me pretendimin për të përfituar një tender për sterilizimin e qenëve të rrugës por synimi sipas saj ishte demaskimi i figurës së Safet Gjicit. Në video, shfaqej Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale me Alma Kaçin. Publikimi i videos nuk i kushtoi Gjicit vetëm lënien e mandatit por dhe burgun, pasi po përballet me drejtësinë për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë Kaçi është lënë në arrest shtëpie. Të dy kanë kërkuar në apelin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizaur masë më të butë sigurie por deri më tani, kërkesat e tyre janë refuzuar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us