Ish-ministri Ylli Manjani është bërë sot pjesë e protestës që organizohet çdo ditë në orën 18:00 në rrugën poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Përmes një fotografie të postuar në rrjetet sociale, Manjani shkruan:
“Te rruga “qorre” (te rruga e Salës dmth) me Bektashin, protestuesin e hershëm që nga koha kur protestohej me reklamën ” love plus””.
Berisha mbajti fjalën e tij sot nga dritarja e apartamentit, teksa qindra mbështetës ndodheshin në rrugën “Mustafa Matohiti”, e njohur edhe si “Rruga e Salës”, apo siç e ka pagëzuar ai së fundmi “Rruga e Shpresës”.