Gentian Mezani ka folur pas fitores spektakolare ndaj Partizanit. Bylisi triumfoi 1-0 ndaj kryeqytetasve, ku goli i Përndrecajt vendosi fatet e takimit.
Pas sfidës ka theksuar se po shijojnë këtë fitore dhe se duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë për duelin me Skënderbeun.
“Fitorja? Një fitore e rëndësishme, një gëzim i madh. Nga nesër do të fillojmë të mendojmë për Skënderbeun. Një fitore me shumë rëndësi. Kemi patur presion për të marrë 3 pikët. Jemi akoma në emocionet e kësaj loje.
Unë mund të flas për ekipin tim. Mendoj se duhet t’i gëzohemi këtij 3 pikëshi. Kam një vështirësi të madhe për të mbajtur çunat me këmbë në tokë. Nuk ka vlerë ky 3 pikësh nëse ndaj Skëndebeut nuk marrim pikë.
Ky formacion që luajti sot titullarë ishte i kushtëzuar. Doja një skuadër që të ishte vrapuese dhe nga frika vendosa të luaj kështu. Me daljen me Peraltës dhe Prendreca në krah provoi të shkonte në fundove, duke vënë në vështirësi kundërshtarin.
Hyrja e Malomos na bëri mirë, pasi prishi shumë aksione në mesin e fushës, ku po na vendosnin në vështirësi. Me hyrjen e tij në fushë gjithçka ndryshoi.
Edhe për duelin me Skënderbeun do të jemi të kushtëzuar për shkak se kam disa futbollistë të dëmtuar. Por fakti që skuadra reagoi mirë, jam i kënaqur”, ka përfunduar timonieri i ballshiotëve