Të shkuar negative për kapitenin e Kombëtares, UEFA zgjedh arbitrin e sfidës Shqipëri – Çeki

Shqipëria dhe Çekia do të sfidohen mes tyre në “Air Albania” në orën 20:45, takim shumë i rëndësishëm për vendin  e parë në grupin B1 në Nations League.

Ndeshje e luftuar pritet të jetë në fushën e lojës, ndërsa spektakli nuk do të mbujë në shkallët e stërmushura të arenës kombëtare. Për këtë takim UEFA ka zbuluar edhe arbitrin që do të vendosë drejtësi.

Kështu i është besuar një zviceriani. Bëhet fjalë për Sandro Schärer, i cili do të ndihmohet nga Stephane De Almeida he Jonas Erni, ndërsa arbitër i 4-të do të jetë Johannes Von Mandach.

Scharer është një arbitër i njohur për Berat Gjimshitin, pasi zviceriani ka vendosur drejtësi në finalen e Superkupës së Europës mes Real Madrid dhe Atalantës. Ndërkohë edhe për çekët është i njohur, pasi i ka gjykuar në 2 raste në të kaluarën.

Të shkuar negative për kapitenin e Kombëtares, UEFA zgjedh

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ U largua nga Tirana, Florian Përgjoni kalon te rivalët e bardhebluve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us