MITROVICË- Një incident ka ndodhur në veri të Kosovës, ku një efektiv është sulmuar. Një automjet në fshatin Sudodoll, në veri të Mitrovicës, nuk i është bindur urdhrit të policisë së Kosovës për të ndaluar, duke sulmuar dhe goditur një zyrtar policor.
Në këto kushte policia është detyruar të qëllojë me armë zjarri në drejtim të autorit. Drejtuesi i mjetit është neutralizuar dhe arrestuar nga policia. Gjatë kontrollit në automjetin e tij policia ka gjetur lëndë narkotike, të llojit 2 mariuhanë me peshë 2 kg.
Njoftimi i policisë:
Zyrtarët policorë gjatë realizimit të detyrave të tyre, sot rreth orës 12:40 në fshatin Suhodoll- Mitrovicë Veri, gjatë tentimit për të ndaluar për kontroll një veturë të dyshuar, drejtuesi i veturës nuk ka ndaluar dhe me veturë ka sulmuar-goditur një zyrtar policor dhe po ashtu një veturë të policisë.
Të ndodhur në këtë situatë, kur seriozisht ishte e rrezikuar jeta e zyrtarëve policorë, zyrtarët për të mbrojtur jetën dhe vënë situatën nën kontroll, janë detyruat të përdorin armët e zjarrit. Gjatë zhvillimeve në këtë situatë pos një polici të lënduar (goditur nga vetura), gjatë përdorimit të armëve nuk ka të dhëna për persona të lënduar.
Drejtuesi i automjetit (i dyshuari), ka arritur që të dalë nga vetura dhe të ikë në drejtim të panjohur. Në veturë është gjetur lëndë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë (1,5 deri në 2 kg). Njësitet policore, përfshirë zyrtarë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik kane dalë në vendin e ngjarjes. Policia është duke e trajtuar rastin dhe në koordinim me organet e drejtësisë do të ndermirën veprimet për të zbardhur këtë rast dhe arrestuar personin e dyshua.
Policia ende është në vend të ngjarjes dhe po heton rrethanat në lidhje me incidentin.