Të shtëna me armë zjarri në Fier, vritet 41 vjeçari

Një person është vrarë me armë zjarri të enjten në qytetin e Fierit.

Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Lajme të tjera |  Tedi Blushi sulmon Braimllarin: Hyri në SPAK me teserën e PL-së, doli pastaj dhe tha “sa bukur është bërë Tirana”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us