“Të shtunën për spektaklin e radhës”, Tirona Fanatics zbulon axhendën: Të gjithë bashkë përtej 90 minutave

Derbi i kryeqytetit do të luhet ditën e shtunë në “Air Albania”, ora 20:00.Tirana do të sfidojë Partizanin në sfidën më me rivalitet në futbollin shqiptarë.

Emocionet e këtij takimi prej ditësh kanë nisur të ndjehen dhe tashmë në çdo rrugë dëgjohet të flitet për SUPERSFIDËN e javës së 6-të të Superiores. Mbështetja e tifozëve nuk pritet të mungojë dhe për këtë mbështetësit e Tiranës kanë bërë një postim në rrjetet sociale.

“Tirona Fanatics” nëpërmjet postimit kanë treguar orën kur do të mblidhen dhe vendin nga ku do të nisin marshimin e tyre drejt “Air Albania”.

“Te shtunen per spektaklin e rradhes!

Grumbullimi fillon prej ores 14:00 ne “Fanclub” te Selvia. Kortezhi niset nga qendra e Kryeqytetit ne oren 18:00!

Te gjithe bashke, per dominimin e zakonshem pertej 90minutave!

Me Fanatics – Per Tironen!

“Qe prej kohes komu*izmit…”, thuhet në postimin e “Tirona Fanatics”.

Lajme të tjera |  “Objektivi parësor të rikthejmë Milanin në Champions”, prezantohet Allegri: Në muajin mars vendoset sezoni

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us