Vllaznia ditën e djeshme u eliminua nga Dinamo në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Shkodranët u mposhtën me shifrat 4-3.
Pavarësisht se është një humbje që “dhemb” , sërish në Shkodër ka vend për festë. Kjo pasi Erdenis Gurishta feston ditën e sotme ditëlindjen, teksa feston 30-vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë të veçantë për të, klubi e ka uruar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Gëzuar ditëlindjen Erdenis Gurishta! Edhe 100 vite të lumtura dhe plot suksese me fanellën kuqeblu”, shkruan klubi shkodran.