Te Vllaznia kthejnë fokusin te Egnatia, 2 futbollistë shqetësojnë Brdaric për finalen

Te Vllaznia tashmë kanë mësuar edhe kundërshtarin e tyre në finalen e titullit. Shkodranët do të sfdohen me Egnatian për titullin kampion, përballje kjo që është programuar të zhvillohet më 12 maj në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare”.

Pikërisht për këtë ndeshje, kuqeblutë kanë ktheyr fokusin nga rrogozhinasit. Thomas Brdaric ka nisur stërvitjen në mënyrë që të përgatitë gjithçka në detaje për të triumfuar ndaj kampionëve aktualë.

Por para kësaj sfide janë 2 futbollistë që bëjnë me “dhimbje koke” trajnerin e shkodranëve. Bëhet fjalë për Erdenis Gurishtën dhe Ardit Dekiu, të cilët u zëvendësuan ndaj Dinamos për shkak të problemeve fizike që shfaqën gjatë lojës.

Lajme të tjera |  Nuk ka më surpriza për pankinën e “Galaktikëve”, Real Madrid e ka gjetur trajnerin e ri

Stafi është në “ankth” për gatishmërinë e tyre, ndërsa “kryqëzojnë gishtat” që të rikuperohen në kohë për finalen e madhe.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us