Tedi Blushi sulmon Braimllarin: Hyri në SPAK me teserën e PL-së, doli pastaj dhe tha “sa bukur është bërë Tirana”

Sekretari i PL-së Tedi Blushi ka sulmuar ish-sekretarin e kësaj partie Endrit Braimllari që sot është në radhët e Partisë Socialiste. Blushi tha se paraardhësi i tij është një njeri i marrë peng, pasi firma e tij për lobimet në SHBA, çoi në burg Ilir Metën.

“Unë sot prandaj kam marrë dokumente, që të mos e lërë në kuadri e propagandës. SPAK thotë në faqen 111, u pyet shtetasi Braimllari si sekretar i PL-së u pyet për dijeninë për pagesën në vlerën 20 mijë dollarë që ai në emër të LSI-së kishte autorizuar pagesën ndaj kompanisë. Ai sqaroi se nuk e mbante mend arsyen për transferimin e shumës.

Lajme të tjera |  Rinumërimi në Fier/ Kush është kandidatja e PD-së që ka marrë 624 vota të pamerituara

Është një njeri i marrë peng. Fytyra është e Endritit, zëri është i Altinit. Në krah meje protestonte në bashkia, tani ku shkoi? Ndodhi kur SPAK e mori peng. I tha SPAK ke firmosur ti. Hyri me teseren e PL-së. Doli pastaj tha tani e kuptoj sa bukur është bërë Tirana. E bëri Edi Rama nënkryetar të këshillit bashkiak. Nuk mund të kem komunikim as njerëzor me njerëz që nuk kanë karakter. Nuk k karakter. As fytyrë. Ai nuk është votuar nga ata qytetarë që besojnë se Tirana është në rregull. Bën propagandë për Edi Ramën dhe Erion Veliaj. Nuk meriton vëmendje. Si është e aftë Rilindja që njerëz pa karakter ti bëjë bufon. Kur vjen në studion tuaj shtyp butonin e Altinit. Sot zoti Meta qëndron në izolim ekstrem se ka firmosur Endriti për lobimet. Më mirë që del si është si etalon matës se si nuk duhet të jetë një politikan.”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us