Tedi Blushi tregon se ku e ka “fshehur floririn” Ilir Meta

Prej disa ditësh kryetari i PL, Ilir Meta ka shtuar sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, të cilin e akuzon se kontrollohet nga qeveria. Deklaratet e Metës janë komentuar në emisionin “Opinion” edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi. Blushi nëpërmjet ironisë, është shprehur se SPKA duhet të shkojë te banka ku ka pasurinë Meta dhe të sekuestrojë dhe florinj për të cilët e akuzojnë se i ka vjedhur.

Blushi: Unë po jap informacion, i ka te “Abi Bank” florinj të gjitha pasuritë e veta, të shkoj SPAK dhe t’i marrë.

Fevziu: Florinjtë? Kë flori?

Blushi: A akuzohet se ka vjedhur floririn, i ka te “Abi Bank”, a akuzohet se ka fituar para me korrupsion?

Fevziu: Bankat kanë sekret hetimor.

Lajme të tjera |  Aksidenti në Bulqizë, gjendet gjallë pas tre ditësh shoferi nga Dibra!

Blushi: Ne po e ndihmojmë SPAK-un.

Ndërkohë në ‘sitën’ e SPAK ka kaluar pasuria e çiftit Meta-Kryemadhi, ku jo më larg se një ditë më parë u paraqit në ambjentet e SPAK edhe nëna e saj Fatime Kryemadhi. Kjo e fundit pretendon se i ka kaluar shuma të mëdha parash vajzës së saj, nga shitja e 13 apartamenteve, në një pallat të ndërtuar në zonën e Astirit, ku prindërit e Kryemadhit kanë qenë pronarët e tokës. Kryemadhi tha se ishte marrë në pyetje për pasurinë e saj, duke u shprehur se të gjitha i ka të deklarata në bankë, si të ardhura nga pallati që ka shitur.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nuk i ka ndalur sulmet në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumanit. Meta ka akuzuar Dumanin, se po bën gjithçka për të manipuluar dosjen CEZ-DIA. Kreu i PL ka deklaruar se nuk i trembet asgjëje dhe do ta vijojë luftën e tij me SPAK edhe nga burgu. Më herët i ftuar në “Opinion” dhe në deklarata të vazhdueshme, Meta e ka akuzuar Dumanin se është i kapur nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. SPAK-un, Meta e ka konsideruar organizatë politike që merret me kryedemokratin Sali Berisha për të shkatërruar opozitën dhe me Ilir Metën për llogari të krimit të organizuar. Po ashtu, Meta e ka akuzuar Dumanin se ka zhvilluar dhe takime me Charles McGonigal.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us