Tedi Cara i jep lamtumirën Partizanit: Kalova 5 vite të bukura këtu, faleminderit të gjithëve

Sulmuesi Tedi Cara ka reaguar me një postim në rrjetet sociale ku i jep lamtumirën Partizanit. Ai falenderon të gjithë personat me të cilët ka punuar, gjithashtu i uron suksese klubit.

“Mbas 5 vitesh të bukura që kam kaluar në këtë klub erdhi momenti për ti dhënë fund. Falenderoj gjithë klubin e Partizanit me në krye presidentin Demi, trajnerët që kam punuar, drejtorët, po ashtu edhe magazinierët, tifozët, të gjithë që kanë qenë pranë meje. Në veçanti dua të falenderoj Altin Ferat i cili më ka mbështet që nga dita e parë e deri në fund. I uroj shumë suksese klubit në vazhdim”, shkruan Cara.

Lajme të tjera |  Pa trajner dhe drejtor sportiv, zbulohet kur Tirana nis përgatitjet për sezonin e ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us