Tek Besiktasi nuk kanë dyshime, sulmuesi do të largohet në fund të sezonit

Edhe pse u transferua para një viti nga Lazio për 2 milionë euro, klubi i Besiktasit do të marrë një vendim të rëndësishëm për Ciro Immobilen. Sulmuesi italian pritet të largohet nga bardhezinjtë e Turqisë.

Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti i Besiktasit, Serdar Adali në një prononcim për mediat. “Nuk do të ketë asnjë rinovim, Immobile do të largohet në fund të sezonit. Çështja është mbyllur”, shprehet presidenti 61-vjeçar.

Nga ana tjetër, sulmuesi 35-vjeçar ka shprehur dëshirën për të qëndruar edhe një sezon tjetër në Turqi. “Jam i motivuar për pjesën e mbetur të sezonit dhe akoma më i motivuar për vitin e ardhshëm. Dëshira ime e vetme është të luftoj për Besiktasin dhe ta përfaqësoj këtë fanellë në mënyrën më të mirë të mundshme”, shkruan Immobile në rrjetet sociale.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Gol me roveshatë në minutën e 94-të nga Orsolini, Bolonja shtang Interin dhe i jep asist Napolit për titullin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us