Telefonata e fundit…me kunatën/ Si u planifikua krimi për vrasjen e Bledar Dedjas, kurthi dhe hija e Kanunit

Një karrem është përdorur për të joshur Bledarin në pyll. Dikush që 39-vjeçari e njihte ose i besonte, me të cilin linte një takim në një vend të izoluar, ku mund të kishte një lidhje larg syve kureshtarë. Sipasmediave italiane, mendohet se i fshehur mes shkurreve ishte edhe një person tjetër, praninë e të cilit 39-vjeçari nuk do ta kishte vënë re. Kjo është një nga pistat mbi të cilat hetuesit po punojnë që prej mëngjesit të së dielës për t’i dhënë emër dhe fytyrë vrasësit të Bledar Dedja, i cili la pas gruan dhe dy fëmijët e tij.

Kurthi, përjashtohet pista e grabitjes

S’ka qenë grabitje, kaq u kuptua. Por ajo që në pamje të parë mund të duket thjesht si një krim pasioni, mund të jetë planifikuar. Më shumë se xhelozia, motivi i krimit mund të “çnderimi” i bazuar në kodet e lashta të sjelljes dhe nderit që kanë ende një peshë në komunitetet shqiptare dhe kosovare. Nuk do të ishte hera e parë që në Kanun, kodin më të rëndësishëm të së drejtës zakonore shqiptare, zbulohen shkaqet e krimeve dhe larjeve të hesapeve. Për këtë arsye, hetimet e hetuesve janë fokusuar tek kontaktet e ngushta të 39-vjeçarit dhe komuniteti që ai frekuentonte.

Lajme të tjera |  E shtuna për plazh, si parashikohet moti për sot! Temperaturat deri në 36 gradë Celsius

Viktimës i është kontrolluar celulari

Pra nuk ka inskenim. Policia, në këto orë, pasi ka intervistuar dhjetëra të afërm dhe miq të 39-vjeçarit, po kontrollon telefonin e tij celular, të gjetur brenda Mercedesit, si dhe portofolin e tij. Kërkojnë ndonjë mesazh. Prova e fundit e Beldarit në jetë është telefonata me kunatën e tij, e bërë në orën 16:15. Ai i kishte thënë gruas së tij se atë pasdite duhej të takonte disa miq, pa specifikuar se kush. Ai do të vritej pak më vonë, midis orës 16:15 dhe 19:30 të pasdites.

Arma e vrasjes

Arma e vrasjes ende mungon. Dedja ndërroi jetë brenda pak minutash nga një goditje në shpinë që i shpoi mushkërinë e majtë. Plagët e tjera ishin kryesisht sipërfaqësore: në tëmthin e djathtë, në krahun e majtë dhe në dorën e djathtë me të cilën kishte arritur të kapte tehun që po e masakronte. Plagë të shumta ka pasur edhe në gjoks. Për momentin, nuk është e mundur të vërtetohet nëse plagët me thikë ishin vepër e një apo më shumë duarve. Pra nuk përjashtohet fakti që 39-vjeçari të jetë masakruar nga persona të shumtë. Megjithatë, për të kuptuar nëse Dedja kishte kryer marrëdhënie seksuale pak para se të vritej, do të duhet të presim rezultatet e analizave laboratorike.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us