Pas bisedës tekefonike me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka njoftuar se kanë diskutuar për rëndësinë dhe zbatimin e vlerave monetare. Gjithashtu O’Brien, përmes një postimi në platformën X, ka thënë se me presidenten Osmani kanë biseduar edhe për përmbushjen e zotimeve që dalin nga dialogu me Serbinë
“Një bisedë e mirë telefonike sot me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Ne diskutuam rëndësinë e zbatimit të rregullave monetare nga Republika e Kosovës në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë komunitetin e pakicës serbe, dhe që palët të përmbushin të gjitha zotimet nga dialogu i BE-së – për Kosovën kjo përfshin Asociacionin”, ka shkruar O’Brien në platformën ‘X’.