Temperatura deri në 16 gradë celsius, moti për ditën e sotme

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti pritet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta gjatë orëve të para të ditës, por do të ketë prezencë të mjegullës dhe mjegullinës përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Era do të jetë me drejtim veri – verilindje me shpejtësi 1-5m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor në orët e mbrëmjes fiton shpejtësi deri 10-12m/s.
Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat në zonat malore parashikohen -3 deri 14°C, në zonat e ulëta 0 deri 16 °C dhe në zonat bregdetare 1 deri 16 °C.

Lajme të tjera |  Rama shton njië ministri të re: Ja drafti që ka mbërritur në Parlament

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us