Temperatura normale dhe reshje shiu, supersfida Angli – Shqipëri luhet në mot… joperfekt

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e sotme në transfertë përballë Anglisë, sfidën e parë të kualifikueseve të Botërorit 2026. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” të Londrës, nis në orën 20:45.

Një duel tepër delikat dhe i vështirë për kuqezinjtë, por këto ditë nuk ka munguar optimizmi. Ndërkohë që moti nuk është dhe aq perfekt, të paktën për futbollistët e Kombëtare sonë.

Që nga ora 20:00, moti në Londër pritet të jetë me shi. Ku shi mund të jetë prezent gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa temperatruat do të jetë nga 13-15 gradë Celsius. Një mot me shi nuk favorizon aspak tanët, ndërsa në krahun tjetër anglezët janë mësuar me diçka të tillë.

Lajme të tjera |  VIDEO/ "Perlë" nga këmbët e Myrto Uzunit, gol me vlerë kualifikimi në Amerikë

Megjithatë, mbetet të shihet si moti, por edhe përshtatja e lojtarëve në fushën e lojës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us