Temperaturat e larta, kreu i Urgjencës: Duhet kujdes nga personat me risk. Ja si të mbrohemi nga i nxehti

Me rritjen e temperaturave, ka pasur një shtim të lehtë të thirrjeve në Urgjencën Kombëtare. Skënder Brataj, kreu i Urgjencës tha se aktualisht ka rreth 160 thirrje në ditë, rreth 20 më shumë se në maj.

Ai bën thirrje për kujdes të shtuar ndaj fëmijëve, të moshuarve dhe të sëmurëve kronikë, ndërsa jep disa këshilla praktike për mbrojtjen nga i nxehti, përfshirë përdorimin korrekt të kondicionerit, ruajtjen e ushqimeve dhe shmangien e ekspozimit të zgjatur në diell.

“Ka një rritje të lehtë të rasteve në urgjencë, për shkak të vapës. Janë 20 thirrje më shumë në ditë në krahasim me majin. Është një stinë, që ka luhatje vit për vit. Janë 160 thirrje në ditë për ndihmë në urgjencë. Përgatitje duhet të kenë më shumë me persona që janë më në risk, fëmijët, të moshuarit, por edhe tek të tjerët, patjetër. Duhet të shikojmë mirë filtrat e kondicionerëve, nëse janë ndërruar apo jo.

Lajme të tjera |  “Nuk keni parë gjë akoma”, Trump paralajmëron Iranin: Pranoni MARRËVESHJEN përpara se të mos mbetet më asgjë!

Kush nuk ka kondicioner, duhet parë nëse dhoma është tepër e rrahur nga dielli. Duhet kujdes nga personat me risk. Kur temperaturat janë të larta jashtë, mund të mbash kondicionerin tek 20-22 gradë. Kur është nxehtë jashtë dhe brenda nuk ka qenë vapë, kur del nga banesa apo vend tjetër, mund të dalësh ngadalë. Kur ke shenja të tilla si veshje e syve apo tjetër, mund të pushosh pak. Virozat e stinës kanë të nxehtin aleat të tyre. Kur je sëmurë shumë, duhet të kërkosh ndihmë. Jeta sedentare ka ndikuar negativisht në sëmundje edhe tek moshat nën 60 vjeç. Duhet të keni kujdes me ushqimet, të jenë të kontrolluara. Po e nxore nga frigoriferi ushqimin, mos e fut më. Kur është nxehtë, gjeni një hije, pemë etj. Një goditje në tru, mund të vijë edhe nga dielli i madh. Duhet të vishemi kryesisht me rroba të bardha, e mira do ishte vendosja e kapelës, edhe syzet janë një gjë e mirë. Qytetarët të lajnë sa më shumë duart, personat me risk të përpiqen të mos dalin nga ora 11 deri në orën 17:00. Edhe pirja e lëngjeve rekomandohet. Duhet pasur kujdes me foshnjat, fëmijët dhe të moshuarit.”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us