Tensione në hyrje të Parlamentit/ Flamur Noka thyen xhamin e derës së Kuvendit, përplaset me gardistët

Seanca e sotme plenare, ashtu si kurse pritej, është shoqëruar me kaos ende që pa nisur.

Garda e Republikës ka ndaluar deputetët e përjashtuar që të futen brenda Kuvendit. Kjo ka acaruar deputetët e tjerë që nuk janë në listën e të përjashtuarve.

Deputeti i Rithemelimit Flamur Noka në tentativë për tu futur brenda në parlament ka thyer xhamin e derës së Kuvendit.

Ai është përplasur me punonjësit e gardës, të cilët më pas e kanë larguar.

Deputetët e përjashtuar

Gazment Bardhi
Sali Berisha
Flamur Noka
Edi Paloka
Albana Vokshi
Elda Hoti
Ervin Salianji
Bledion Nallbati
Asllan Dogjani
Lefter Gështenja
Isuf Çelaj
Luan Baçi
Xhelal Mziu

Lajme të tjera |  “Me zor pres përballjen në Gjykatën Europiane”, Salianji nuk largohet nga politika: SPAK i kam kërkuar hetim për Gjykatën e Lartë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us