Tensioni dhe kaosi në Kuvend, tre deputetë të PD-së përjashtohen 60 ditë, masa të rënda edhe për 21 të tjerë

Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin që të përjashtojë 60 ditë tre deputetët e PD, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati, pas tensioneve dhe kaosit në Parlament të hënën, ku u dogjën jashtë Kuvendit edhe karriget.

Ndërkohë deputeti tjetër, Edi Paloka u ndëshkua me 10 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit, ndërsa të tjerët me 40 ditë.

Dje PS kërkoi masë disiplinore për: Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

Lajme të tjera |  Edi Paloka: Si mund të kërkoni dorëheqjen e Berishës, ai e mori PD dhe e mbajti në krahë. Ne jemi fajtorë, jo ai

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us