Tentoi të shpëtojë 2 turistë që kishin rënë në liqenin e Shkodrës, mbytet kapiteni i anijes

Kapiteni i një anije turistike është vetëflijuar për të shpëtuar nga mbytja e sigurtë dy turistë të huaj. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në liqenin e Shkodrës. Arben Alamani, 51 vjeç, u hodh për të shpëtuar dy turistët që kishin rënë në ujë.

Por për fat të keq nuk ia ka dalë që të shpëtojë edhe vetë nga ujrat e liqenit.

“Është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi A. A., 51 vjeç, dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur,”-njoftoi Policia e Shkodrës.

Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, por deri më tani nuk është gjetur trupi i 51-vjeçarit.

“Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, që po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit,”– sqaroi Policia, ndërsa pritet që polumbarët të shkojnë në zonë për të kërkuar trupin e 51-vjeçarit.

Lajme të tjera |  Berisha përplaset me Lorenc Vangjelin: Ti po mbron llumin, një kriminele ordinere dhe mashtruese

Mbeten ende të panjohura dinamika e ngjarjes dhe rrethanat se si kanë rënë turistët në ujë, por ngjarja po hetohet nga grupi hetimor

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us