Tentoi të vriste ish-deputetin e PS, arrestohet i riu nga Fushë Kuqja

Fatbardh Ismaili, 30 vjeç është vënë në prangat e Policisë së Kurbinit këtë të dielë pasi ishte shpallur në kërkim për “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”. I riu kishte qëlluar në drejtim të automjetit të ish-deputetit socialist të Kurbinit Armando Prenga. Ngjarje e ndodhur më 17 maj të vitit të shkuar. Ismaili u arrestua në Fushë Kuqe.

30-vjeçari ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë me vendim penal datë 25.05.2023, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje’ mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”.

Shkak për përplasjen me tij dhe Prengës dyshohet se është bërë një konflikt fizik që babai i Fatbardh Ismailit ka patur më 15 maj me ish-deputetin, një ditë pas zgjedhjeve vendore. Konflikti ndodhi gjatë procesit të numërimit të votave. Dy ditë pas sherrit që Prenga kishte pasur me të atin, 30-vjeçari tentoi të marrte hak, duke qëlluar në drejtim të automjetit të ish-deputetit. Ky i fundit po lëvizte i vetëm në aksin rrugor Laç-Mamurras. Ismaili qëlloi tre herë ndaj Prengës, por fatmirësisht asnjëri nga plumbat nuk e preku.

Lajme të tjera |  Tirana mbledh 150 arkitektë nga e gjithë bota, Rama zbulon çfarë i tha arkitekti i famshëm japonez Toyo Ito

NJOFTIMI I POLICISË:

Kurbin/ Kontrolle intensive në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit” për kapjen e personave në kërkim. Qëlloi me armë zjarri në muajin maj të vitit kaluar, në drejtim të një shtetasi në lëvizje me automjet, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari, i kërkuar prej disa muajsh. Operacioni për kapjen e tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë (FKS).

Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të operacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit” për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim edhe me Forcat Kombëtare të Sigurisë (FKS) bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen në fshatin Gurëz, njësia administrative Fushe Kuqe, Kurbin, të një personi në kërkim, është organizuar puna operacionale ku si rezultat u kap dhe u ndalua shtetasi F. I. 30 vjeç, banues në Fushe Kuqe, Kurbin.

30-vjeçari ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë me vendim penal datë 25.05.2023, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje’ mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”. Me datë 17 maj 2023, në Fushë Kuqe, i ndaluari F. I., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit në lëvizje të drejtuar nga shtetasi A. P. 49 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us