Termat më të kërkuar në Google për 2023

Jeni kuriozë çfarë e zgjoi kureshtjen e njerëzve vitin që lamë pas? Kërkimet kryesore globale të Google për vitin 2023 kanë dalë dhe ato na tregojnë shumë për atë që kemi kaluar në vitin 2023.

Barbie, Matthew Perry dhe Perandoria Romake ishin ndër kërkimet më të njohura në Google për 2023. Kërkimi i ri në trend ishte lufta Izrael-Hamas, e ndjekur nga ajo e anijes zhytëse e lidhur me Titanikun që u zhduk në qershor.

Një nga vdekjet që shqetësoi më shumë komunitetin global online ishte, sigurisht, ajo e Matthew Perry. Megjithatë, ka pasur të tjerë të famshëm, emrat e të cilëve janë kërkuar vazhdimisht pas vdekjes së tyre këtë vit, si Tina Turner dhe Sinead O’Connor.

Ndërsa nga personazhet Shakira ishte dy herë, në janar për këngën që shkroi për ndarjen e Pique, dhe në gjysmën e dytë të vitit për evazion fiskal të madh për të cilin u akuzua në Spanjë.

Nuk mungojnë as yjet e sportit si futbollisti francez Kylian Mbappe dhe britaniku Harry Kane me kalimin e tij të shumëpërfolur te Bayern Munich verën e kaluar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us