Tërmet i fortë me magnitudë 6.1 trondit Kretën, lëkundjet u ndjenë dhe në disa pjesë të Izraelit, Egjiptit dhe Qipros

Një tërmet me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter, u regjistrua në orën 6.19 të mëngjesit të sotëm me orën lokale, në zonën detare në veri të Kretës.

Siç raportojnë bazuar në të dhënat e Institutit Gjeodinamik, mediat vendase epiqendra e tërmetit ishte 56 km në veri të Neapolis në Lassithi.

Sipas vlerësimit të parë, tërmeti ndodhi në det në një thellësi prej 62 kilometrash.

Aktualisht nuk ka raportime për dëme. Megjithatë, u shkaktuan çarje, ndërsa dëshmitë nga Kreta flasin për një kohëzgjatje të lëkundjeve.

Shërbimet zjarrfikëse të ishullit janë në gatishmëri të përgjithshme. Makinat e zjarrfikësve janë tashmë në patrullim për të kontrolluar situatën.

Sipas informacioneve të mediave janë regjistruar rrëshqitje të vogla toke si pasojë e tërmetit në rrjetin rrugor provincial, dhe në rrugën 25 Gusht në Heraklion, ka ndodhur një rënie e vogël e pjesëve të një ndërtese. Shërbimet si të rajonit të Kretës ashtu edhe të bashkive janë në një gjendje gatishmërie të shtuar.

Lajme të tjera |  Hyn në fuqi falja e gjobave, ja cilat përfshihen dhe kur do të shuhen nga sistemi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us