Ditën e djeshme, u raportua një ofertë monstruoze për Simone Inzaghin nga Arabia Saudite. Klubi i Al Hilal thuhet se i ka bërë një ofertë me një pagë prej 45-50 milionë euro në sezon për tre vite.
Por sot, italianët kanë konfirmuar gjithçka për të ardhmen e trajnerit të Interit. Më 31 maj mund të jetë ndeshja e fundit e 49-vjeçarit në stolin e zikaltërve, pasi thuhet të ketë pranuar ofertën e klubit arab.
Pasi të ketë përfunduar finalen e Champions League përballë PSG-së, Inzaghi do të marrë drejtimin e Al Hilal. Trajneri italian me shumë gjasa do të drejtojë ekipin saudit në Kupën e Botës për Klube në verë.