“Tërmet” në Superiore para derbit, trajneri serb jep dorëheqjen

Skënderbeu mbetet pa trajner. Ivan Gvozdenovic ka dhënë dorëheqjen nga Skënderbeu. Drejtuesit korçarë e kanë pranuar diçka të tillë.

Kjo ka ardhur pas humbjes së korçarëve me Laçin me shifrat 1-0. 46-vjeçari nuk e ka pranuar dot humbjen dhe rezultatet jo të mkra të javëve të fundit, duke vendosur të mbyllë këtu aventurën e tij në Korçë.

Një lajm i papritur disa orë para derbit Tirana – Partizani, duke i marrë disi vëmendjen kësaj supersfide. Për largimin e tij mungon vetëm zyrtarizimi.

Lajme të tjera |  'Shkrihet' KF Tirana, klubi konfirmon tetë largime

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us