Te Barcelona ditën e sotme kanë marrë lajme aspak pozitive. Është konfirmuar dëmtimi i Robert Lewandowskit.
Sulmuesi polak ma pësuar një dëmtim në këmbën e majtë në sfidën që Barcelona fitoi 4-3 ndaj Celta Vigos. Një dëmtim që tashmë do e lërë jashtë fushës së lojës për 3 javë.
Një “goditje” e rëndë kjo për Hansi Flick, i cili për duelet shumë të rëndësishme të sezonit nuk mund të llogarisë shërbimet e polakut. Thënë më saktë, Lewandowski humbet “El Clasicon” me Real Madrid, takim që është i vlefshëm për finalen e Copa del Rey.
Ndërkohë gjithashtu ka humbur me shumë gjasa edhe përballjen që katalanasit do të luajnë me Interin në gjysmëfinalen e Champions League. Ndërkohë ka humbur edhe duelin në kampionat, që Barcelona do të luajë në fundjavë me Mallorcan.