Tetor i nxehtë për kuqezinjtë, kush do jenë “armët” e Shqipërisë në Nations League?

Edhe pse humbja 1-0 kundër Gjeorgjisë nuk ka lënë shije pozitive, Shqipëria po kërkon të formulojë skuadrën më të mirë tëë mundshme për ndeshjet e ardhshme në Nations League. Tetori pritet të jetë një muaj me ankth dhe pritshmëri të mëdha njëkohësisht.

Sylvinho vijon të jetë në Shqipëri dhe po punon bashkë me stafin e vet për të zgjedhur futbollistët më në formë për ekipin tonë Kombëtar. Përballjet në transfertë me çekinë dhe Gjeorgjinë do të vendosin shumë për çështjen e kualifikimit.

Disa prej futbollistëve shqiptarë po kalojnë formë të shkëlqyer në ekipet e tyre, megjithatë janë vetëm zgjedhjet e brazilianit që do të tregojnë se kush do të ketë një vend në 18-she për këto sfida mjaft të rëndësishme.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Përmbysje e çmendur në “San Siro”, Milani mposht Bolognan dhe mban “gjallë” ëndrrën për Championsin

Nga mbrojtja në sulm, skuadra jonë përfaqësuese ka treguar se premton shumë. Pritet me interes të shihet se si do të jetë performance e kuqezinjve tanë që deri tani kanë arritur të grumbullojnë vetëm 3 pikë, fitorja 2-1 me Ukrainën, ndërsa u mposhtën nga Gjeorgjia minimalisht në Tiranë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us