Teuta pritet që ditën e sotme të zyrtarizojë Enkeleid Dobit si trajner të skuadrës, ndërsa kanë bërëq gati edhe disaa afrime të rëndësishme. Pas marrëveshjes së arritur me Florian Përgjonin dhe Gentian Selmanin, durrsakët kanë “peshkuar” te një tjetër rival në Superiore.
Këtë herë te Dinamo, ku kanë “piketuar” një mbrojtës dhe një mesgushor. Bëhet fjalë për Rustem Hoxhën dhe për Ardit Tolin. I pari luan si mbrojtës, teksa ka përfunduar kontratën me “Blutë”. Kalimi për të në Durrës është një rikthim, pasi siç dihet në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e “Djemve të Detit”.
Ndërkohë mesfushori është i larguari i radhës nga “Blutë” dhe me shumë gjasa do t’u bashkohet durrsakëve për sezonin e ri. Përforcime me shumë vlerë për Teutën, e cila shton eksperiencë dhe përforcon ekipin me elementë cilësorë dhe që e njohin mjaft mirë Superioren.